Kosovë
Arrestimi i hetuesit policor: Vjen reagimi i ministrit të ri të Punëve të Brendshme

Ministri i ri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Agim Veliu, ka komentuar arrestimin e një hetuesi policor të krimeve ekonomike, në natën e së mërkurës.
Gazeta Express ka raportuar se pranga i janë vënë Lavdim Osmanit. Arrestimin e tij e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.
Ai ka thënë se nuk beson që kjo është punë e momentit por është diçka që është punuar një kohë të gjatë për atë.
“Ajo është punë e organeve dhe mekanizmave që e luftojnë krimin e korrupsionin për çdo ditë”, ka deklaruar Veliu për Insajderin.
“Është punë e tyre, nuk besoj se kjo është punë e momentit por është diçka që është punuar një kohë të gjatë në atë drejtim”, është shprehur ai.




















