Lajme
“Anti-KÇK”, Rama i përgjigjet PD-së: Nuk keni shenjestër krimin, jeni ushqyer prej tij

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar pas akuzave të PD-së se paketa anti-KCK është miratuar nga qeveria në shkelje të Kushtetutës, duke cënuar ligjet e reformës në drejtësi.
Rama thotë se opozita e përdor krimin si mjet politik për të sulmuar qeverinë, por nuk e ka patur në shënjestër për ta luftuar. Sipas tij, PD-ja e ka ushqyer krimin dhe është ushqyer prej tij.
Rama në Twitter:
PD vë në dyshim kushtetutshmërinë e paketës antiKÇK? Asnjë suprizë! As kanë parë gjë akoma po as kemi dëgjuar gjë akoma nga goja e tyre! Krimin e kanë mjet politik kundër qeverisë, por s’e kanë pasur kurrë në shënjestrën e tyre!Përkundrazi!E kanë ushqyer e janë ushqyer prej tij./abcnews.al/.



















