Connect with us

Sport

Ansu Fati flet pas mbrëmjes heroike: Akoma dyshoj nëse është reale, të luash me Messi është ëndërr

Publikuar

Ansu Fati ka shënuar dy gola për fitoren 2:1 të Barcelonës, duke u asistuar dy herë nga më i miri i botës në futboll, Lionel Messi.

Pas ndeshjes, Fati është shprehur shumë i lumtur dhe ka thënë se loja krahë Messi është ëndërr.

“Unë kam plotësuar ëndrrën time, unë falënderoj shokët e skuadrës dhe trajnerin për mundësinë e dhënë. Jam falënderues për trajtimin në dhomën e zhveshjes. Ata më ndihmojnë shumë. Jam akoma i ri” ka thënë Fati, transmeton lajmi.net.

“Akom kam dyshime nëse është realitet ose jo… loja krahë Messi është një ëndërr” ka thënë tutje anësori i katalanëve.

Fati është vlerësuar me 9.3 nga ‘WhoScored’ për paraqitjen e tij të madhe.

Ai sot është futur në histori të La Liga, si lojtari më i ri në histori të kësaj gare, që shënon dy gola në një ndeshje. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK