Connect with us

Kosovë

Ankohet Halil Matoshi: Dola nga Qeveria e vendit veç me 150 euro

Publikuar

Mendimtari i njohur kosovar, Halil Matoshi, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook e në të cilin ka treguar gjendjen e tmerrshme të llogarisë bankare të tij pas daljes nga Qeveria e kaluar që thirrej Haradinaj II.

Ai madje është ankuar edhe për pagën e z.Gazmend Nushi në PTK, i cili si ekspert ligjor u pagua në një rast deri në 12 mijë e pesëqind euro.

Matoshi shtoi se rroga vjetore e pilotit në NASA ishte rreth 136 mijë dollarë, përcjell Periskopi.

“Katër dekada punë pajadá, gazetar e redaktor, kryeredaktor, analist politik dhe analist i ligjeve, këshilltar i Kryeministrit… Kam dalë nga Qeveria e vendit me 150 euro në konto.” – tha ai.

Më tej ai shton se kurrë në jetën e tij nuk ka marrë as pagë mujore sa paga vjetore e ekspertit ligjor të PTK-së.

Kujtojmë që z.Matoshi kishte qenë shpenzuesi më i vogël i buxhetit të shtetit nga ana e kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Më poshtë e keni statusin e plotë të tij:

Rroga vjetore e juristit në PTK= 140.000€

Rroga vjetore e pilotit në NASA= 136.069$

P.S.

Katër dekada punë pajadá, gazetar e redaktor, kryeredaktor, analist politik dhe analist i ligjeve, këshilltar i Kryeministrit… Kam dalë nga Qeveria e vendit me 150 € në konto.

Shkrimtar, autor i dhjetë librave.

Ekspert i medias, profesor…

Kurrë në jetë nuk kam marrë pagë vjetore sa paga mujore prej 12.400 € e ekspertit ligjor në PTK!?/Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK