Kosovë
Ankohet analisti kosovar: Krejt hajnat që i njoh qe 47 vjet, janë bërë me VV-në dhe Albinin

Analisti i mirënjohur kosovar, Dardan Islami, ka bërë një status të çuditshëm në profilin e tij në Facebook në lidhje me Vetëvendosjen dhe aktivistët e zyrtarët e saj.
“Krejt hajnat që i njoh qe 47 vjet, pasi që i kanë shkërdhyer krejt partitë, tash janë bërë me VV-në bajagi me Albinin! Allo, a mu më keni gjete a?” – shkruan ai.
Z.Islami njihet për qëndrimet e tij të ashpra politike, por kësaj here nuk dihet se çka e ka frymëzuar një reagim të tillë.
Po ashtu nuk dihen zyrtarët, mbështetësit apo aktivistët e Vetëvendosjes për të cilët e ka fjalën ai.
Kujtojmë se në Lëvizjen Vetëvendosje, shumica e zyrtarëve të lartë të saj kanë pasur të kaluar politike në partitë e tjera të vendit tonë, shumica prej të cilëve në Partinë Demokratike të Kosovës [PDK].
![]()





















