Connect with us

Lajme

Anëtarësimi fuqiplotë në NATO, Stoltenberg: Obligim për respektimin e nenit 5

Publikuar

Mosmiratimi i Ligjit të ri për Mbrojtje, nuk vendos në rrezik nenit 5 nga rregullorja e NATO-s për mbrojtje kolektive, është i prerë sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg. Përkujtoi se Maqedonia e Veriut gjithsesi se do të jetë e obliguar ta respektojë nenin pesë nga rregullorja e NATO-s, që është një nga shtyllat e Aleancës, e cila parasheh që nëse një vend anëtar sulmohet, ai sulm llogaritet si sulm mbi secilin shtet anëtar.

“Neni pesë për mbrojtje kolektive do të jetë obligim që del nga marrëveshja sapo Maqedonia e Veriut bëhet anëtare e plotë e NATO-s, ne e nënshkruam marrëveshjen inkuadruese dhe sapo aleatët në NATO ta ratifikojnë, rregulloja do të vlejë edhe për Maqedoninë e Veriut, ndërsa neni pesë do të jetë obligativ.”,- tha sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ligji i ri për Mbrojtje ende nuk i ka dy të tretat e votave. Opozita e konteston faktin që në Ligjin e ri përdoret emri kushtetues i vendit, por Stoltenberg nuk deshi të komentojë nëse emri ARM, është i pranueshëm për Aleancë.

Në prag të mbledhjes dyditore të ministrave të mbrojtjes që fillon të mërkurën, Stoltenberg informoi se do të bisedohet edhe për rolin e Armatës së Maqedonisë së Veriut në misionet në Afganistan dhe Irak, rreth marrëdhënieve me Rusinë, mbi të gjitha, mosrespektimin nga Moska të marrëveshjes për sistemin raketor për të cilën ishte i prerë se NATO nuk do vendosë sistem të ri në Europë, por do të përpiqet me të gjitha forcat të përforcojë sigurinë europiane. /TVM2/

NA NDIQ NË FACEBOOK