Connect with us

Lajme

Ambasadori i Shqipërisë në Kinë u drejtohet shqiptarëve: Vendosni vetë për vendqëndrimin

Publikuar

Ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja ka thënë me anë të një shkrimi në Facebook, shprehet se në Kinë situata me coronavirusin nuk është zgjidhur, por sipas tij nuk është as gjendje apokaliptike.

Belortaja ndër të tjera shton se, rastet në Kinë duke i llogaritur me vdekje ditore, shkojnë në 50-60, ku sipas tij vetëm ditën e djeshme u shkaktuan 65 viktima si pasojë e këtij virusi. Sipas ambasadorit shqiptarë në Kinës, deri më tani nuk ka ilaç kundër virusit nCoV.

“Në kohë epidemish e krizash është e pritshme që të plasin të dyja: edhe ekzagjerimet (deri në tablo apokaliptike!) por edhe euforia dhe shpartallimi i i virusit ..me rrahje gjoksi e recitime! Qarkullon dhe një video këngë këto ditë ”pop-style”, kur pas çdo strofe, një grafikë grushti e dërgon në djall virusin ..vetëm me një uppercut! Lulëzojnë mitet dhe imagjinata dhe pak hapësirë ngelet për shkencëtarët e vërtetë që po luftojnë të gjejnë rrënjët e virusit, izolimin e tij, ilaçin për shërim. Dhe masën mbrojtëse për më tej”, thekson Belortaja.

“Jam i shtrënguar të ndërhyj sërish për përgjegjësinë që kemi ndaj bashkëkombësve këtu. Shpërthimi i nCoV nuk është ndalur aspak. Nuk ka ende një ilaç kundër nCoV. Numri i të infektuarve rritet me rreth 3,000 në ditë (gjithsej raportohen 20,613). Ndërsa vdekjet ditore shkojnë 50-60 (65 vdekje ditën që shkoi). 427 shifra gjithsej. Jo vetëm udhëheqja e qeveria, por e gjithë shoqëria kineze i është dedikuar këtij prioriteti absolut: stopimit të epidemisë dhe gjetjes së formulës shkencore për shërimin. E hapur ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar”, shprehet Belortaja.

Ambasadori i bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të kujdesen për veten pasi deri më tani nuk ka zgjidhje konkrete.

“Sot që flasim nuk kemi kurrfarë arsye për eufori. I drejtohem sidomos motrave e vëllezërve shqiptare në Kinë. Sado të ashpra e vështirësuese që po bëhen për jetën e përditshme: ndiqni e respektoni kufizimet, rregullat e rekomandimet e autoriteteve këtu: administrative e higjeno-sanitare. Ato dinë më shumë se ç’bëhet këtu. E dyta, merreni në dorë vetë zgjedhjen tuaj për vendqëndrimin këto javë! Askush nuk ka zbuluar ndonjë formulë që s’ua tregon juve! Askush s’ka ndonjë platformë shtetërore të rezervuar! Merrni vendim të pjekur”, thotë Belortaja.

Maqedoni46 minutes ago

Sali nga Dublini: Zgjerimi i BE-së duhet të jetë i drejtë, i parashikueshëm dhe i bazuar në merita

Kosovë47 minutes ago

Gjini: Me Kurtin takohem veç në studio televizive – jo në zyrë që s’është e tij

Maqedoni57 minutes ago

AKI: Mos i prekni paratë e “Hasan Prishtinës”! Komuna e Çairit dhe Qyteti i Shkupit kundërpërgjigjen

Shqipëri1 hour ago

Vatër e madhe zjarri në Cërrik, Emergjencat apel banorëve: Kini kujdes, njoftoni menjëherë sapo të evidentoni vatra!

Maqedoni2 hours ago

Kanadezi në telashe: Bleu ilegalisht artefakt në Kumanovë, dyshohet se donte ta nxirrte jashtë vendit!

Bota2 hours ago

Zyrtarja e lartë e BE anulon vizitën në Serbi, shkak glorifikimi i Mlladiqit

Lajme2 hours ago

“Koalicion” parazgjedhor mes Abdixhikut e Osmanit me VV-në? Çfarë thotë Armend Zemaj, njëri nga deputetët që u doli kundër

Lajme2 hours ago

Prokurori jep detaje nga aktakuza për Prekazin: Janë identifikuar 35 të dyshuar nga policia serbe

Lajme2 hours ago

Isufaj jep detaje nga aktakuza për Prekazin: Nuk jemi marrë me pjesën e Adem Jasharit, vetëm me vrasjen e civilëve

Lajme2 hours ago

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

Maqedoni2 hours ago

Studentët nga Kumanova dhe Tetova “në harresë”: 10 mijë denarë në muaj për autobus – Qeveria: “Nuk është prioritet”!

Kosovë2 hours ago

Milorad Ulemek “Legija” pjesë e njësive që sulmuan Jasharajt, prokurori Gashi: Ishte kërkesë speciale e tij të sulmohej shtëpia

NA NDIQ NË FACEBOOK