Connect with us

Sport

All Star, LeBron James zgjedh numrin 2 për nder të Gianna

Publikuar

Ndeshja e yjeve të NBA do të luhet më 17 shkurt, me fillim nga ora 2:00 me kohën tonë lokale.

NBA kishte vendosur që skuadra e James dhe e Giannis të zgjedhnin mes numrave 2 dhe 24 në nder të Kobe Bryant dhe vajzës së tij Gianna – që vdiqën në një aksident me helikopter ditë më parë, përcjell lajmi.net.

‘Mbreti’ kishte zgjidhjen e parë dhe vendosi ta merrte numrin 2 në nder të 13-vjeçares, duke thënë se ajo i kujton vajzën e tij.

Kujtojmë se LeBron dhe Bryant ishin miq të ngushtë dhe shpeshherë shiheshin bashkë edhe jashtë parketit. /Lajmi.net/