Connect with us

Kosovë

Albin Kurti u prit shumë keq si kryeministër në Shqipëri: Ja çka thotë gazetari

Publikuar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po zhvillon sot vizitën e parë shtetërore jashtë vendit. Por, pritja që iu bë atij po cilësohet si shumë e ftohtë nga komentues e analistë të ndryshëm.

Z.Kurti në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin e Shqipërisë u mundua të ishte sa më i relaksuar që ishte e mundur, por atmosfera nga ana e pritësit, Edi Ramës, ishte mjaft e ftohtë.

Pasi Kurti në mënyrë të çuditshme përmendi termin “makro-shqiptar”, Rama i tha se “nuk e di ku i morën këto terme makro-mini,” duke iu referuar edhe idesë së mini-shengenit Ballkanik, e që ishte refuzuar nga të gjithë liderët e Kosovës muaj më parë, shkruan Periskopi.

Edhe gazetari Enver Robelli e ka cilësuar si tepër të ftohtë pritjen që iu bë kryeministrit Kurti.

“Pritja që kryeministri i Shqipërisë i bëri kryeministrit të Kosovës ishte e acartë. Një atmosferë siberiane në qendër të Tiranës. Kjo vërehej në çdo gjest, në pothuaj çdo fjalë, në çdo veprim të Edi Ramës. “Ti je i ri në këto punë”, “ti nuk e di se pa Mini-Schengen nuk ka Makro-Schengen shqiptar”” – shkroi së fundi z.Robelli.

Sipas Robellit, pritja e keqe që iu bë Kurtit në Tiranë tregon thjesht hendekun që tregon mes tij dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Megjithatë, Robelli nuk ka kursyer as Kurtin nga kritikat. “Nga ana tjetër, Albin Kurti duke e mbiçmuar rolin e tij, është sjellë sikur me ardhjen e tij në pushtet do ta nxjerrë në selamet jo vetëm Kosovën, por edhe Shqipërinë.” – vazhdoi më tej ai.

Ndërkohë, më herët u bë e ditur se Kurti nuk do të takohej fare me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z.Erion Veliaj. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK