Kosovë
Albin Kurti e arsyeton heqjen e fotografisë së presidentit Thaçi: Mbase Osmani vërejti ndonjë mungesë

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani sapo mori detyrën e saj të re e largoi fotografinë e presidentit Hashim Thaçi nga zyra e saj dhe e zëvendësoi me atë të ish-presidentit Ibrahim Rugova, transmeton Periskopi.
Kryeministri i ri, Albin Kurti i pyetur sonte në RTK, ka thënë se nuk ka njohuri për këtë veprim të Osmanit, megjithatë e arsyeton.
‘’Unë nuk e paskam ndjekë këtë lajm sepse kam qenë në takime dhe aktivitete por është më mirë ta japë përgjigjen zonja Osmani. Nuk besoj që ajo shpreh qëndrime dhe bënë veprime pa arsye të thella. Besoj në arsyen e Osmanit që më së miri është të shprehë ajo. Mbase ka vërejtur ndonjë mungesë dhe ka vepruar ashtu’’/PERISKOPI/





















