Connect with us

Kosovë

Alban Zogaj, shef i kabinetit të Lumir Abdixhikut

Publikuar

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit Lumir Abdixhiku ka emëruar shef të kabinetit në ministri, Alban Zogajn.

Abdixhiku  përmes një statusi në Facebook, ka lavdëruar shkollimin dhe përvojën profesionale të Zogajt në fushën e ekonomisë,

Postimi i Abdixhikut:

Dr. Alban Zogaj do të jetë Shef i Kabinetit tim në Ministri. Albani ka të përfunduar magjistraturën në Britani të Madhe e doktoraturën për ekonomi në Itali.

Është i specializuar në politikat makroekonomike, ekonomiksin e zhvillimit, politikat industriale, financat publike e në menaxhment. Ka të publikuara një sërë punimesh ekonomike në revistat më prestigjioze ndërkombëtare. Së fundmi ishte ekonomist kryesor në organizatën prestigjioze amerikane MCC, zyra në Kosovë.

Si ekspert i ekonomisë, si ligjërues universitar, si menaxhues i jashtëzakonshëm, Albani me përvojën e tij 15 vjeçare në projekte brenda e jashtë vendit, do t’i sjellë ekipit tim koordinimin e energjinë e domosdoshme. Vlerat e tij të punës, etika e dija që në vete bartë ai, do të jenë asete për gjithë ekipin tim; për ministrinë, shoqërinë e Republikën.

Albani është i martuar me Rinën; është babë i dy fëmijëve.

NA NDIQ NË FACEBOOK