Connect with us

Kosovë

Aksidentohen tre punëtorë të KEDS-it, kjo është gjendja e tyre

Publikuar

Disa ditë më parë tre punëtorë të KEDS-it tek Nënstacioni ‘Prishtina II’ kanë pësuar një aksident.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala i cili e ka konfirmuar rastin dhe thotë se punëtorët kanë shpëtuar, ndërsa thekson se kanë formuar një komision profesional për ta hulumtuar rastin.

 

 

“Po të nderuar një aksident i tillë ka ndodhur para disa ditësh. Punëtoret tanë ishin te pajisur me të gjitha pajisjet e sigurisë dhe mbrojtjes sikurse kishin te kryera të gjitha trajnimet për mbrojtje dhe siguri në punë. Aksidente te tilla ndodhin fatkeqësisht kur nuk i përdorin pajisjet. Fatmirësisht punetoret kanë shpëtuar. Ne kemi krijuar menjëherë nje komision profesional ta hulumtojnë këtë”, ka thënë Buzhala.

NA NDIQ NË FACEBOOK