Connect with us

Kosovë

Abazi e pranon: Grenell dhe Reeker nuk pranuan të takohen me Albin Kurtin

Publikuar

Zëvendësministri Haki Abazi ka pranuar se përfaqësuesit amerikan, Richard Grenell e Philip Rekeer nuk u takuan me Albin Kurtin, duke e arsyetuar këtë se në konferencë pati shumë pjesëmarrës dhe se Kryeministri pati një agjend të ngjeshur, shkruan Gazeta Metro.

Kështu është deklaruar ai sonte në Pressing, ku shtoi se po ka insistim që të kuptohet se çfarë ka ndodhur atje.

“Mendoj që është një situatë që krijohet brenda një konference të sigurisë me shumë pjesëmarrës, pe kuptoj insistimin me kuptu cka ka ndodhë në këtë kohë. Mirëpo është një agjendë mirë e përgaditur e Kurtit në takimet e tij në Mynih”, ka thënë ai.

Tutje, Abazi ka pranuar se kanë presion të madh nga SHBA për t’u kthyer në tavolinën e dialogut, por se kanë ‘punë bazike’ njëherë.

“Është e qartë se SHBA përmes Grenell është e interesuar që të largohet taksa 100 përqind, që të eliminohet cfarëdo justifikimi që Serbia të kthehet në dialog

Ne jemi 10 ditë në qeveri, po tentojmë të rregullojmë së paku pjesën bazike, duhet me ekzistu mirëkuptimi i plotë për qeverinë.

Nuk mundemi me marrë gjithë përgjegjësinë e nisjes së dialogut, kur jemi tu u marrë me cështje bazike të Qeverisë, hyrje në zyrë, krijimin e stafit, lidhjen me administratën civile”, ka thënë ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK