Connect with us

Lajme

Gazetari i njohur shqiptar Artan Hoxha tregon se si u transportua kokaina në Krushopek (VIDEO)

Publikuar

Gazetari investigativ nga Shqipëria, Artan Hoxha ka zbuluar detaje nga kapja e kamionit me 1 kg në Krushopek.

Ndër të tjera, Artan Hoxha tha se lënda narkotike nuk i përket grupeve të trafikantëve që operojnë në Shqipëri.

Pjesa e ngarkesës prej 1.3 ton është hequr në Itali. Është lejuar të lëvizë kamioni me banane. Ka shkuar në portin e Tivarit. Në këtë port, ngarkesa është vonuar disa ditë. Ka patur dyshime nga ata që e kanë porositur. Fillimisht ata nuk janë paraqitur për ta marrë, pastaj janë paraqitur, por kanë ndryshuar destinacionin. Destinacioni final ishte qyteti port i Sllovenisë. Bëhet fjalë për Koperin.

Aty ishte pika kua ajo do të tërhiqej nga trafikantët. Në fakt, ngarkesa ka qendruar në Tivar. Aty kanë dyshuar dhe kanë ndryshuar destinacionin duke e çuar në drejtim të Maqedonisë.

Ka raste kur konteinerët kanë shëtitur për muaj të tërë në Europë pasi trafikantët kanë nuhatur se policia i ka pikasur. Konteinterit nuk i dilte njeri për zot dhe shëtitej gjithandej.

Ndër të tjera, ai shpjegoi se një kilogram kokainë mund të blihet me 1 mijë dollar në Ekuador, por kur sillet këtu ajo është e pastër dhe mund të përziehet duke prodhuar në fakt 2, 3, apo 4 kilogram. /abcnews.al

Ndiqeni rrefimin e plotë:

NA NDIQ NË FACEBOOK