Connect with us

Kosovë

A do të vazhdojnë reshjet e borës, flet Sylë Tahirsylaj

Publikuar

Meteorologu Sylë Tahirsylaj ka bërë të ditur se reshjet e borës do të vazhdojnë në mbarë Kosovën.

Ai ka bërë të ditur se borë do të bie edhe sot e nesër, por edhe ditën e hënë.

“Deri ditën e hënë kemi mot jo stabil, do ketë reshje të borës edhe sot e nesër në mesdite. Temperatura minimale do të jetë minus 10. Nga e hëna sërish do të bie bore, do të zgjat 2-3 ditë, që është lajm i mirë për mbjelljet vjeshtore dhe për rritjen e ujerave”, ka thënë Tahirsylaj për T7

Ai ka thënë se temperaturat javën e ardhshme do të shkojnë deri minus 8 gradë.

NA NDIQ NË FACEBOOK