Connect with us

Sport

A do të luajë Sterling ndaj Real Madrid?

Publikuar

Anglezi u zëvendësua në minutat e fundit të humbjes 2-0 të Cityt në Tottenham të dielën.

Sterling është vendosur për skanime në ditët në vijim për të zbuluar shkallën e dëmtimit, ndërsa udhëtimi në Santiago Bernabeu do të jetë në fund të muajit, transmeton lajmi.net.

25-vjeçari ka të ngjarë të humbasë takimin në Premierligë me West Ham të dielën, e cila pasohet nga një pushim dimëror dy javor para një udhëtimi në Leicester.

Sterling tashmë ishte pushim, me Pep Guardiola që vendosi t’u jepte lojtarëve të tij kohën e pushimit në vend se të shkonte për stërvitje me mot të ngrohtë në Abu Dhabi siç kanë bërë vitet e kaluara. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK