Lajme
45 vjeçari e mbyt gruan me thikë në Durrës

Një grua 33-vjeçare nga ndërruar jetë, pas goditjeve me thikë nga bashkëshorti.
Ngjarja ndodhi natën e kaluar në shtëpinë e çiftit në Xhafzotaj.
Dyshohet se ngjarja e rëndë ndodhi për motive të dobëta.
Shtetasi me iniciale me L.C., 45 vjeç, banues në Xhafzotaj për motive të dobëta ka qëlluar me mjet prerës thikë, bashkëshorten e tij shtetasen M.C., 33 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë, njofton Top Channel përcjellë Klan Kosova.
Shtetasi L,C, pasi ka kryer krimin është larguar nga banesa.
Ai është shpallur në kërkim nga policia.



















