Lajme
29 vjet nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Basha: Ta bëjmë Shqipërinë si Evropa

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme me anë të një statusi të bërë në Facebook ka thënë se sot me 20 shkurt është dita për të kujtuar studentët dhe qytetarët që shembën simbolin e Enver Hoxhës duke rrëzuar bustin e tij.
“20 shkurti është dita për të kujtuar me respekt të gjithë ata studentë dhe qytetarë që shembën simbolin e fundit komunist në Europë duke rrëzuar bustin e diktatorit. Sot ne kujtojmë me krenari duke nderuar çdo shqiptar që në 20 shkurt mposhti frikën e komunizmit. 20 shkurti eshte dita e forcës dhe e kurajos, dhe hapi i parë në sherbimin ndaj Shqipërisë së lirë dhe demokratike. Sepse çdo shqiptar, si 29 vjet me parë dhe sot ka ende një qëllim madhor: ta bëjmë Shqiperinë si Europa. 20shkurt DiteMeTeMira” shkruan Basha./Top Channel/.

















