Connect with us

Kosovë

​Shpejtim Bulliqi kandidat i VV për kryetar të Podujevës

Publikuar

Lëvizja Vetëvendosje do të kandidojë me Shpejtim Bulliqin në zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale për Podujevë, përballë kandidatit të LDK-së Nexhmi Rudari, pasi që kryetari aktual Agim Veliu është emëruar ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e re Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje! Qendra në Podujevë sot ka hapur votimin për zgjedhjet e brendshme për kandidat për kryetar të komunës.

Votimi është i hapur nga ora 10:30 – 17:00, ndërsa sipas burimeve pranë Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka fituar në këtë garë duke u bërë kandidat i kësaj partie për zgjedhjet e 15 marsit.

Afati i fundit për certifikim të kandidatëve dhe subjekteve politike për të garuar në këto zgjedhje është deri nesër, në ora 18.00.

NA NDIQ NË FACEBOOK