Connect with us

Kosovë

​PDK fton Albin Kurtin që të qëndrojë konform detyrimeve kushtetuese: Jo idesë së Ballkaniadës

Publikuar

Partia Demokratike e Kosovës po i përcjell me shqetësim të madh ndryshimet drastike dhe të paarsyeshme të qëndrimeve të Albin Kurtit.

PDK nëpërmejt një komunikate thekson se në paraqitjen e tij në konferencën e Munihut, duke dalë me “ide të reja”, të llojit të vjetër të Ballkaniadës, ai reagoi ashtu siç kishte bërë në kohën e Rambouillet dhe në kohën e Pavarësisë, mohues ndaj progresit dhe i hutuar para ngjarjeve historike.

“Pozicionimi i ri politik i Kurtit në Konferencën e Munihut, në emër të shtetit të Kosovës, për një Plan “Marshall” për vendet e Ballkanit Perëndimor, është përpjekje kamuflimi më e rrezikshmja e mundshme për kompromise para Serbisë, që mund të bënte ai si kryeministër i vendit. Të kërkosh ta trajtosh Serbinë në përkrahje, njëjtë si vendin tënd, është si të pranosh ta bësh agresorin – Serbinë të barabartë me viktimën – Kos ovën. Kurti, po ashtu, po bën gabimin e madh për vendin, kur mendon ta zgjasë Dialogun Kosovë-Serbi, duke e nisur atë prej fillimit – ashtu siç propozoi së fundmi spanjolli Borell, e jo që ai të përfundojë sa më shpejtë – ashtu siç kërkon SHBA. Kosova nuk ka nevojë për eksperimente dhe ide të tjera, por për marrëveshje që mbron sovranitetin e vendit tonë dhe e anëtarëson Kosovën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ftojmë Albin Kurtin që të qëndrojë konform detyrimeve kushtetuese, e jo t’i shkelë ato si parimet që ka proklamuar para ardhjes në pushtet. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë dhe janë në anën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

PDK thotë se do të qëndrojë fort përkrah pozitës në çdo veprim dhe qëndrim që mbron dhe zhvillon shtetin e Kosovës, por do të jetë e pakompromis në çdo lëvizje të saj nga vullneti qytetar dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Shqipëri1 minute ago

U arrestua se plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, del para Gjykatës daja i deputetes Zegjine Çaushi

Lajme1 hour ago

“U krijua për t’i shërbyer një qëllimi politik”, profesori amerikan: Qeveria e Kosovës ta shpërbëj Gjykatën Speciale

Kosovë1 hour ago

Gjenerali Clark për dënimet në Hagë: Jam i shokuar dhe i zemëruar, s’kam parë asnjë dëshmi që e justifikojnë këtë vendim

Kosovë4 hours ago

Kushëriri i Thaçit: E rrejta nënën e Hashimit, i thashë se masnesër ka me ardhë me të kap për qafe

Shqipëri6 hours ago

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

Kosovë7 hours ago

Haxhiu: Pa vonesë Qeveria e Kosovës duhet të mblidhet dhe të ndajë mbi 100 milionë euro për procesin e Apelit

Shqipëri8 hours ago

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Kosovë9 hours ago

Protestuesit hedhin gurë në drejtim të objektit të EULEX-it

Shqipëri10 hours ago

“Vuçiç është shumë i kënaqur”, Bido për dënimet e Speciales: Vendim absurd, ka pasoja politike për Kosovën!

Kosovë10 hours ago

“KOSOVË! KOSOVË! ÇKA PRITE!” – Çfarë shkruante Rexhep Qosja për arrestimin e ish-krerëve të UÇK-së

Maqedoni11 hours ago

Sulejmani: Nxënësit e Çairit të regjistrohen në shkollat e komunës, mund të hapen paralele të reja

Kosovë11 hours ago

“Ky popull paska pas shpiuna”, Leonora Jakupi e ashpër, “90% e dëshmitarëve ishin shqiptarë”

NA NDIQ NË FACEBOOK