Kosovë
Dy të arrestuar për therje me thikë në Pejë

Dy persona janë arrestuar në rrugën “Esat Mekuli” në Pejë, pasi që njëri prej tyre ka therë me thikë një person tjetër, ndërsa i dyshuari tjetër ka tentuar ta fshehë thikën me të cilën është kryer vepra.
Personi i plagosur është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit njëri i dyshuar dërgohet në mbajtje, ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt.
Rasti ka ndodhur dje në ora 09:42, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e rregullt 24 orësh.




















