Connect with us

Kosovë

​Vuçiq për dialogun: Me Prishtinën i kemi 48 marrëveshje e jo 33 siç thotë Kurti

Publikuar

Kam dëgjuar që kryeministri Albin Kurti në Prishtinë ka thënë se ne kemi 33 marrëveshje, kështu që unë dua ta informoj atë se kemi 48 marrëveshje, në mënyrë që ai ta di nëse është gati për bisedime, ka deklaruar presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Ai në një konferencë të përbashkët për shtyp me komisionarin për Zgjerim Oliver Varheji, tha se shpreson që bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës mund të jenë diskutime serioze të njerëzve përgjegjës.

Ai theksoi se kjo gjithmonë kërkonte dy palë, dhe se Beogradi, deri më tani, gjithmonë vepronte seriozisht dhe me përgjegjësi.

“Unë jam realist i ashpër dhe shumë pragmatik. Unë nuk pres asgjë, shpresoj se mund të kemi diskutime serioze me njerëz të përgjegjshëm, por që gjithmonë kërkohen dy palë,” tha Vuçiq, i pyetur nëse ai priste të kishte bashkëpunim më të mirë me Albin Kurti sesa me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.

Vuçiq theksoi se Beogradi veproi seriozisht dhe me përgjegjësi në periudhën e kaluar, dhe se ai nuk ishte i sigurt se të gjithë, madje edhe në Evropë, silleshin në këtë mënyrë, e sidomos jo pala shqiptare, e cila, kujtoi ai, nuk u përkushtua në marrëveshjen e Brukselit.

“Shpresoj që ata do të kuptojnë më mirë se sa marrëveshje kemi, sepse kam dëgjuar që kryeministri i sapoemëruar në Prishtinë ka thënë se kemi 33 marrëveshje. Unë dua ta informoj atë se kemi 48 marrëveshje, “tha Vuçiq.

Lidhur me taksën e vendosur nga ish-Qeveria Haradinaj në nëntor 2018, presidenti Vuçiq tha se ai ‘nuk pret asgjë’.

“Unë nuk pres asgjë dhe shpresoj se kjo do të lejohet për produktet serbe pas një viti dhe tre ose katër muaj pasi të ndërpritet tregtia me Serbinë,” tha Vuçiq.

Ai tha si pasojë e taksës ndaj mallrave serbe, Beogradi zyrtar ka humbur qindra miliona euro.

Lajme26 seconds ago

Aleanca i bashkohet protestës së PDK-së, Kadrijaj: Albin Kurti po mendon që është njëfarë shefi

Maqedoni2 hours ago

MPB: Qytetarët të mos hapin mesazhe të rreme që pretendojnë se janë dërguar nga “Qyteti i Sigurt”

Shqipëri2 hours ago

Lufta SHBA-Iran, nafta kap çmimin rekord, shkon në rreth 92 dollarë për fuçi! Skenarët e frikshëm të rikthimit te 100 USD

Lajme3 hours ago

Nexhmedin Spahiu e qarkullon emrin e vet për President: Veç një njeri serioz mundet me marrë këtë detyrë në këtë katrahurë

Maqedoni4 hours ago

Mushkonjat pushtojnë Shkupin, qytetarët: Gjendja është përkeqësuar

Shqipëri5 hours ago

Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

Lajme6 hours ago

Çka është LPK për Jusuf Buxhovin? “Grupacion ideologjik – Si u themelu LDK, kaluan aty”

Maqedoni7 hours ago

Në rajonin e Gostivarit,159 nga 317 mostra të ujit nuk i plotësojnë parametrat

Shqipëri7 hours ago

“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

Lajme8 hours ago

“Do të dalim në rrugë”, Kadrijaj: Kurti po i bën interpretimet sipas qejfit të tij

Maqedoni10 hours ago

Mickoski: Kërkojmë zgjidhje për BE-në, por qeveria e kaluar na la një pozicion krejtësisht tradhtar dhe humbës

Lajme10 hours ago

MPB: Qytetarët të mos hapin mesazhe të rreme që pretendojnë se janë dërguar nga “Qyteti i Sigurt”

NA NDIQ NË FACEBOOK