Kosovë
Zyrtari i PDK-së: Hyrja në Kryesi është privilegj, do të duhej ta bëni publike

Zyrtari i PDK-së, Bujar Cakolli ka komentuar zgjedhjen e Kryesisë së re të partisë së cilës i përket.
Cakolli, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj anëtarëve të rinj të Kryesisë së PDK-së ku i kritikon që nuk kanë bërë publike hyrjen në Kryesi.
Sipas tij, hyrja në kryesi të PDK-së do të duhej të shihej si nder, krenari e privilegj.
Shkrimi i plotë:
Po bëhen një javë nga emërimi i Kryesisë së re të PDK-së dhe ajo çka po më bën përshtypje, pothuajse asnjë nga 24 të emëruarit (me ndonjë përjashtim të vogël), nuk e bënë publike përmes rrjeteve sociale hyrjen në Kryesi të partisë.
Konsideroj se emërimi/zgjedhja anëtarë i Kryesisë qendrore të një partie, e sidomos PDK-së, do duhej të ishte nder, krenari dhe privilegj dhe si i tillë do duhej të përbënte lajm për secilin anëtarë.
Mirëpo për një pjesë të anëtarëve të Kryesisë së PDK-së, emërimi në organe të tilla është bërë rutinë e zakonshme, sepse per shumë vite mbajnë pozita të tilla, duke ruajtur privilegjet partiake e institucionale.





















