Connect with us

Kosovë

Zyrtari i LVV-së godet LDK-në: S’mund të bashkëpunojmë me dikë që s’është penduar për krimet që ka kryer

Publikuar

Zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Zaimi, ka goditur partnerin potencial për bashkëqeverisje LDK-në, përmes një statusi në Facebook.

Zaimi ka thënë se nuk është  e mundur të bashkëpunosh pozitivisht me dikë që nuk është penduar për ato çfarë ka shkaktuar në të kaluarën.

“Nuk është e mundur të bashkëpunosh pozitivisht me dikë që nuk është penduar dhe nuk ndjen përgjegjësi për krimet që i ka shkaktuar apo lejuar në të shkuarën”, ka shkruar Zaimi.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, janë në pikën me të ulët të mundësisë për arritjen e një marrëveshjeje.

Dje partia e Isa Mustafës i është kundërpërgjigjur me një ofertë LVV-së, ku kërkon që kryeparlamentari ti takojë LDK-së deri në zgjedhjen e Presidentit dhe më pas ky post ti kthehet sërish LVV-së.

Isa Mustafa ka paralajmëruar një takim të fundit me kreun e LVV-së Albin Kurti, i cili do ti jepte fund dilemave për formimin e koalicionit. /Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK