Connect with us

Kosovë

Zyrtari i LDK’së i reagon VV’së: Ju as nuk po ktheheni prapa, as nuk po vazhdoni përpara

Publikuar

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florian Dushi ka reaguar në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai tha se shteti, krijimi i institucioneve shtetërore, ka mbetur peng i synimit të tyre për të ndërtuar pushtet absolut e personal për subjektin dhe liderin e VV-së.

 

 

Madje ai theksoi se e gjithë kjo po bëhet edhe pse me vetëm afro 25% të votave të atyre që kanë marrë pjesë në zgjedhje.

Postimi i plotë:


Në fakt, ju as nuk po ktheheni prapa, as nuk po vazhdoni përpara.

Shteti, krijimi i insticuioneve shtetërore, ka mbetur peng i synimit tuaj për të ndërtuar pushtet absolut e personal për subjektin dhe liderin tuja, edhe pse me vetëm rreth 25% të votave të atyre që kanë marrë pjesë në zgjedhje!

NA NDIQ NË FACEBOOK