Kosovë
Zyrtari i LDK-së i ashpër me Kurtin: Po i kërkon emrat e LDK-së përmes Facebook-ut

Kryetari i Degës së LDK-së në Drenas, Bedri Nika, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar ndaj liderit të VV-së Albin Kurti, lidhur me kërkesën e këtij të fundit për emrat LDK-së.
Ai në shkrimin e tij fillimisht me ironi i propozon Kurtit, What’s up apo Viber-in.
Nika i ka bërë me dije Kurtit se ka bërë kërkesë për emra – një partie që është edhe emër dhe numër në Kosovë.
Ja shkrimi i tij:
What’s up apo Viber?
Jo serioziteti i VV-së duke kërkuar emrat e LDK-së përmes facebook-ut, mund të bëj ose jo, që VV-ë të marrë përgjigje jo-serioze përmes viber-it ose ëhats up (kursesi në snap chat) lidhur me emrat, dhe jo vetëm me emrat, por edhe me numrat në kuvend.
Albin, i keni berë kerkesë për emra – një partie që është edhe emër dhe numer në Kosovë.
Happy Tuesday!























