Kosovë
Zyrtari i lartë i LDK-së: Albin Kurti po sillet si fëmijë

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Florian Dushi, ka kritikuar liderin e VV-së, Albin Kurtin, për të cilin thotë se po bën sjellje fëmijërore dhe kështu po e komplikon situatën.
Dushi thotë se vendi ka nevojë urgjente për qeverinë e re dhe kështu edhe sjelljet duhet të jenë me qasje më serioze.
“Përmes sjelljeve fëmijërore po vazhdon të komplikohet situata, ndërkohë që vendi ka nevojë urgjente për një qeveri ndryshe dhe veprime të pjekura e qasje serioze ndaj problemeve të shumta të qytetarëve tonë!”, ka shkruar Dushi në Facebook.





















