Connect with us

Sport

ZYRTARE: Tottenham kompleton transferimin e radhës

Publikuar

Bergwijn mbërriti në veri të Londrës në fillim të javës për t’iu nënshtruar testeve mjekëore pasi iu dha leja të stërvitej me pjesën tjetër të skuadrës së PSV.

22-vjeçari gjithashtu nuk luajti në barazimin 1-1 të PSV kundër Twente të dielën – vendim i cili u kritikua për përpjekjen për të detyruar transferimin e tij në Premierligë, përcjell lajmi.net.

Bergwijn publikisht mohoi se kishte bërë ndonjë gjë të keqe dhe trajneri i skuadrës së Eredivisie, Ernest Faber më vonë konfirmoi se ishte një vendim i sanksionuar.

Holandezi shënoi pesë gola dhe realizoi 10 asistime në 16 paraqitje në ligë për PSV këtë sezon, ndërsa gjithashtu u paraqit në fazat e grupeve të Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/


 

NA NDIQ NË FACEBOOK