Sport
ZYRTARE: Rei Manaj transferohet te Barcelona

Anëtari i Kombëtares së Shqipërisë, Rei Manaj, është transferuar te skuadra e Barcelonës, përcjell lajmi.net.
Manaj për pjesën e mbetur të sezonit do të luajë me skuadrën B të Barcelonës.
Lajmin për zyrtarizimin e transferimit të yllit shqiptar te Barcelona e ka konfirmuar faqja zyrtare e katalanëve.
Manaj ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2023 dhe Barca i ka vendosur klauzolë prej 50 milionë eurove, transmeton lajmi.net.





















