Sport
ZYRTARE: Danny Rose ndan rrugët me Tottenham, i bashkohet Newcastle

Mbrojtësi anglez, Danny Rose, i cili sezonin e nisi me Tottenham Hotspur, është transferuar te skuadra e Newcastle United, shkruan lajmi.net.
Lajmin e kanë konfirmuar faqet zyrtare të dy skuadrave në fjalë.
Rose do t’i bashkohet Newcastle në formë huazimi, deri në fundin e këtij sezoni.
Mbrojtësi i majtë nuk gjente minutat maksimale nën urdhrat e Jose Mourinho, duke bërë kështu që të rriten pakënaqësitë dhe ai të kërkojë aventurë të re. /Lajmi.net/






















