Sport
Zemërimi i pamasë ndaj Ibrahimoviçit, në Malmo shkatërrojnë statujën e sulmuesit

Para disa javësh, Zlatan Ibrahimoviç vendosi që të bëhej aksioner i skuadrës së Hamarbit. Ish-kapiteni i Suedisë deklaroi se donte të ndihmonte ekipin e Hamarbisë për t’u bërë skuadra më e fortë në Gadishullin Skandinav. Kjo skuadër është kundërshtari i urryer i Malmos. Madje, Ibra realizoi një foto me fanelën e tyre.
Sjellja ndaj skuadrës me të cilën nisi karrierën Malmo i ka revoltuar pa masë tifozët e këtij klubi duke dërguar një peticion bashkisë së qytetit suedez për të hequr statujën e Ibrahimoviçit.
Por, me sa duket nuk është dashur as bashkia dhe as peticioni, pasi mbrëmjen e së shtunës statuja është rrëzuar dhe shkatërruar.

Mediat vendase bëjnë të ditur se policia shkoi në vendin e ngjarjes, mbajti shënime dhe çdo dyshim shkon te ultrasit e Malmos, që janë “tërbuar” me sjelljen e Ibras.
Tashmë mbetet të shihet reagimi i lojtarit të Milanit, që gjithmonë bëhet mediatik me ato që thotë, transmeton panorama sport.






















