Lajme
Zejd Rexhepi: Menduh Thaçi është i porositur nga shërbimet (VIDEO)

Gjatë emisioni Click Plus pas akuzave që i bëri kreu i PDSH-së për finacimin e dyshimt të partisë Alternativa, kanë reaguar nga kjo e fundit, transmeton Zyrtare.
Zejd Rexhepi akuzoi Menduh Thaçin se është vënë në shërbim të shërbimeve të ndryshme përfshirë edhe BDI-së për të penguar koalicionin opoziar shqiptar.
“pyetja kryesore që duhet parashtruar është se cila është arsyeja që ky person merret me këtë çështje kaq të parëndësishme. Kjo është e qartë dhe tejdukshme. Deri sot kemi qenë të bindur se shkaku i frikës nga burgu për keqpërdorimet e bëra zgjedhore, MTH u ka borxh vetëm shërbimeve shtetërore maqedonase, por se edhe shërbimeve të BDI-së u ka kaq shumë borxh, me këtë po bindemi sot. Kjo bëhet për të penguar koalicionimet e ndryshimit”, theksoi Zejdi. /zyrtare
Zejd Rexhepi në #ClickPlus: Menduh Thaçi është i porositur nga shërbimet dhe Ali Ahmeti!
Gepostet von TV21 am Mittwoch, 15. Januar 2020
















