Connect with us

Kosovë

Zbulohet emri, ky deputet i LDK-së është i propozuari për president nga Isa Mustafa?

Publikuar

Lidha Demokratike ka propozuar nënkryetarin aktual të Kuvendit të Kosovës nga ky subjekt politik, Kujtim Shala për president të vendit, në kuadër të tentimit për arritjen e një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kështu thonë burime brenda LDK-së, sipas të cilave kjo parti po insiston që në kuadër të marrëveshjes 6-4, të marrë edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Kujtim Shala

Po sipas këtyre burimeve, VV ende po heziton t’i jap këtë ministri LDK-së.

Përndryshe, gjatë javës që vjen pritet të vazhdojnë takimet LDK-VV.

NA NDIQ NË FACEBOOK