Kosovë
Zaimi: LDK-ja gjithmonë ka marrë më pak se partia e parë, ne kemi bërë lëshime

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, njëherësh këshilltar i kreut të partisë, Albin Kurti, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka bërë lëshime ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës gjithmonë ka marrë më pak se partia e pare, në emisionin “A Show”, në televizionin T7.
“Ne i kemi bërë disa lëshime, një nga to është edhe ndarja e ministrive pesë me pesë”, është shprehur Zaimi.
Gjithashtu Zaimi nuk harroi ta përmend se LDK’ja gjithmonë në marrëveshjet e kaluara për të bashkëqeverisur ka marrë më pak ministri se partia e parë, ajo që ka fituar zgjedhjet.
“LDK’ja edhe me parë ka pasur marrëveshje me partitë tjera, por gjithmonë ka marrë më pak se partia e parë”, ka thënë Zaimi.
Tutje, ai tha se LDK’ja ka kërkuar postin e presidentit dhe Kurti ka lëshuar pe në këtë çështje.
“LDK’ja kanë kërkuar presidentin, dhe pasi insistuan, kryetari Kurti lëshoi pe dhe diskutuam edhe për këtë çështje”, ka përfunduar Zaimi.






















