Connect with us

Lajme

Yuri Kim: Mezi po pres të punoj me udhëheqësit e Shqipërisë

Publikuar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara që ta ndihmojnë Shqipërinë të bëhet një aleate edhe më e denjë dhe e fortë.

Kështu u shpreh ambasadorja e re amerikane Yuri Kim gjatë konferencës së parë për mediat pas marrjes së detyrës.

“Do të vazhdojmë të mbështesim aspiratat e palëkundura të popullit shqiptar për liri, drejtësi dhe një sistem ku secili duhet të respektojë të njëjtat rregulla. Mezi po pres të punoj me udhëheqësit e Shqipërisë ndërsa ata ndërmarrin hapa të vështirë por absolutisht të nevojshëm për të zbatuar reformën në drejtësi. Jam e bindur që ndërsa drejtësia dhe integriteti të hedhin rrënjë në Shqipëri, më shumë investitorë të tërhiqen drejt Shqipërisë. Të mos ketë më dyshime që SHBA e vlerësojnë Shqipërinë si një aleate, partnere dhe mike të vërtetë”.

Kim u shpreh e nderuar që presidenti Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo i kishin besuar detyrën e përfaqësimit të SHBA-së në Shqipëri.

“Si ambasadore mezi po pres t’ju njoh ju, vendin, kulturën dhe historinë tuaj. Jemi miq, aleatë dhe partnerë. Pak miq e kanë përqafuar Amerikën më me ngrohtësi, pak aleatë kanë qenë më shumë besnikë se kaq dhe pak partnerë kanë vullnetin për të bërë më shumë se sa Shqipëria”.

“Marrëdhënia jonë nuk është ndërtuar brenda një dite, por rrënjët e saj janë të thella. 100 vite më parë, Presidenti Wodrow Wilson, ngriti zërin për Shqipërinë kur askush nuk e bëri, kur nuk lejoi fuqitë e mëdha të ndanin Shqipërinë ne Konferencën e Paqes në Paris. Ai përdori madhështinë e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur një Shqipëri të Pavarur. Ai priti një përfaqësi të Shqipërisë në Uashington dhe hapi rrugën që Shqipëria të anëtarësohej në Lidhjen e Kombeve në vitin 1920”.

“Pas Luftës II Botërore, dy qeveritë tona morën rrugë të ndryshme, por edhe kur dy qeveritë nuk e njihnin njëra-tjetrën, popujt tanë e mbajtën pranë njëri-tjetrin. Qëndruam të lidhur dhe i folëm njëri-tjetrin përmes Zërit të Amerikës, që jo vetëm transmetonte lajme, por edhe shkëndija shprese”.

“Ne qëndruam pranë jush në vitin 1991 kur u çliruat nga zinxhirët e diktaturës dhe komunizmit. Është një moment për të cilin duhet të ndiheni krenar dhe me të drejtë. Kemi qëndruar pranë jush që prej asaj kohe, duke mbështetur anëtarësimin tuaj në NATPO dhe përpjekjet për t’u bashkuar me BE”.

“Sot qëndrojmë pranë jush jo vetëm në mbështetje të lirisë dhe sovranitetit, por edhe të së ardhmes. E dimë që ka punë përpara, por e dimë që puna e vështirë është më e lehtë kur ke miq dhe aleatë pranë teje”./ A2 CNN

Lajme7 minutes ago

Isen Shabani kalon në VLEN? Kapet mat në një darkë me kuadro të VLEN-it

Maqedoni1 hour ago

Rasti “Bellanoce-Baron”: Nis ekstradimi, vazhdon gjykimi

Lajme2 hours ago

Venera Azizi: Elita 5 në Tetovë për 35-vjetorin e Pavarësisë

Bota3 hours ago

‘‘Po sjellin një propozim për t’i dhënë fund luftës’’- Të dërguarit e Trumpit mbërrijnë në Moskë, pritet të diskutojnë planin për Ukrainën

Maqedoni3 hours ago

Skandal i radhës me tekstet shkollore: “Metohija” në Gjeografi, ndërsa historia e shqiptarëve reduktohet në librin e ri të Historisë

Maqedoni3 hours ago

Nga Shkupi në gjithë botën/ Meidani për Nënë Terezën: “Një krenari shqiptare që u bë dritë për njerëzimin”

Maqedoni4 hours ago

Bastore dhe kazino më pak se 500 metra afër shkollave, në Kërçovë ligji mbetet pa zbatim-nuk ka lëvizur asgjë

Shqipëri4 hours ago

Danimarka mbështet planin maroken për autonominë e Saharasë

Kosovë5 hours ago

Ndalohet në Bërnjak i dyshuari për rastin e vr’asjes së 23 shqiptarëve më 19 prill 1999 në Zubin Potok

Maqedoni5 hours ago

Pesë të arrestuar në Galiçnik, policia sekuestron lloje të ndryshme të lëndëve narkotike

Maqedoni5 hours ago

Kriminaliteti klasik dominon në Tetovë, por vjedhjet bien

Kosovë5 hours ago

Hoxha Labinot Maliqi në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë kujton Nënën Terezë: Kombi shqiptar është më i fortë kur secili e ruan besimin e vet, respekton tjetrin dhe punon për të mirën e përbashkët

NA NDIQ NË FACEBOOK