Connect with us

Sport

Xhaka eskalon përsëri – kacafytet me shokun e skuadrës, Holding

Publikuar

Mesfushori i Arsenal, me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, ka shkaktuar një tjetër incident në fushën e blertë, me fanellën e Arsenal.

Xhaka ka pasur një moment nervoze me shokun e skuadrës, Rob Holding, gjatë ndeshjes kundër Leeds United, përcjell lajmi.net.

Për të mos eskaluar situata, lojtarët e Arsenal janë futur në mes të Xhakës dhe Holding.

Krejt kjo ka ndodhur gjatë pjesës së parë, në ndeshjen që po luhet aktualisht, mes Arsenal dhe Leeds United, në kuadër të Kupës FA. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK