Kosovë
VV mbrëmë në Prapashticë për ta lutur Mustafën e dikur: Isë, shiti pronat tua, jo Kosovën (Video)

Periskopi mbrëmë ka raportuar ekskluzivisht se Albin Kurti dhe zyrtarë tjerë të Vetëvendosjes, kanë shkuar në shtëpinë e Isa Mustafës në Prapashticë, si përpjekje e fundit për të bërë marrëveshje.
Përpjekje e fundit sepse LDK-ja ka vendosur afat ditën e diel, si dita kur ose bëhet një marrëveshje ose nuk bëhet fare.
Vite më parë, Vetëvendosje po ashtu i kishte shkuar për ‘vizitë’ Mustafës ne shtëpinë e tij në Prapashticë, mirëpo atëkohë nuk kërkonte koalicion, por dorëheqjen e tij si Kryeministër, për shkak të marrëveshjeve që po nënshkruheshin në Bruksel, mes tyre edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe./Periskopi
Shihni më poshtë videon:





















