Connect with us

Kosovë

VV-ja pritet të shpallë dështimin e koalicionit, i ngutet t’ia lë kilen LDK-së

Publikuar

Lëvizja Vetëvendosje nga çasti në çast pritet të dal edhe publikisht dhe t’i shpall të mbyllura bisedimet për formimin e Qeverisë me LDK-së.

Burime të periskopi.com brenda VV-së kanë thënë se VV-ja nuk dëshiron të mbetet fajtore për dështimin e bisedimeve për formimin e Qeverisë.

“Ne qysh tani duhet t’ua sqarojmë opinionit publik dhe votuesve tonë se është LDK-ja ajo që po e bën të pamundur ndryshimin e madh në Kosovë, për të cilin kanë votuar qytetarët”, ka shtuar ky burim.

Duket se deklaratat e djeshme të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe të përfaqësuesve të tjerë LDK-së ishin goditja e fundit për një koalicion të mundshëm ndërmjet këtyre dy subjekteve.

“VV-ja në asnjë mënyrë nuk mund të fajësohet për dështimin e koalicionit të shpresës. LDK-ja me propozimet jo serioze për ndërrim të kryeparlamentarit përfundimisht ka rrënuar këtë koalicion”, ka thënë ky burim.

Ai ka theksuar brenda ditës, VV-ja si fituese e zgjedhjeve e ndjenë për obligim që të njoftoj e para për dështimin e këtij koalicioni.

Gjatë ditës, përfaqësues të të dyja subjekteve politike kanë ashpërsuar gjuhën, duke akuzuar njëra-tjetrën për dështim të koalicionit, të cilin dikur e kishin pagëzuar si të shpresës.

Kujtojmë se sot gjatë ditës, Kurti i dërgoi një letër tjetër LDK-së dhe e cila sipas burimeve të Periskopit brenda partisë që drejtohet nga z.Mustafa është refuzuar.

NA NDIQ NË FACEBOOK