Connect with us

Kosovë

Vrasja e Qassem Soleiman, Kosova e palëkundur në përkrahje të Amerikës

Publikuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj, i ka dhënë mbështetje operacionit të  trupave amerikane për vrasjen e gjeneralit të Iranit Qassem Soleiman.

Haradinaj ka deklaruar Kosova qëndron e palëkundur në përkrahje të ShBA-së dhe se  ‘veprimet fundit vetëmbrojtëse ndaj Gjeneral Soleiman-it janë mbrojtje, jo vetëm për ShBA-të por për lirinë dhe demokracinë gjithandej’, përcjell Periskopi.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Kosova qëndron e palëkundur në përkrahje të ShBA-ve në të drejtën për vetëmbrojtje.

Veprimet e fundit vetëmbrojtëse ndaj Gjeneral Soleiman-it janë mbrojtje, jo vetëm për ShBA-të por për lirinë dhe demokracinë gjithandej.

Ne dënojmë ashpër sulmet e Iranit dhe çdo shteti që kërkon të shkatërroj paqen në Irak dhe vendet tjera. Në këto tensione Irani dhe përkrahësit e këtij shteti duhet të ndërmarrin hapat e domosdoshëm që te mos eskalojnë situatën.

Kosova qëndron pranë Amerikës dhe do ta shtojë përkrahjen ndaj Koalicionit Global të udhëhequr nga ShBA-të.

NA NDIQ NË FACEBOOK