Connect with us

Kosovë

Vraniqi i VV-së bën një sulm brutal ndaj LDK-së: Ia qet video-inçizimin e Isa Mustafës

Publikuar

Zyrtari i Sekretariatit për Media në Vetëvendosje, Erzen Vraniqi, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook e ku shihet profesor Isa Mustafa, i pari i LDK-së, duke e shpjeguar pozicionin e LDK-së në raport me VV-në.

Vraniqi ka shkruar thjesht “16 dhjetor 2019, tri orë para seancës kur u zgjodh Glauk Konjufca kryetar i Kuvendit.”

Në atë video-inçizim shihet z.Mustafa duke thënë se do të votojnë Qeverinë e Lëvizjes Vetëvendosje nëse kjo parti nuk pajtohet që të bëj marrëveshje me LDK-në, shkruan Periskopi.

Por, si duket Vraniqi vazhdon të mos kuptojë Mustafën dhe LDK-në.

Mustafa vazhdon të mbajë premtimin e tij për të votuar qeverinë Kurti edhe në rast se nuk arrijnë të bëjnë marrëveshje. Por, pjesa kryesore e kësaj fjalie është “nëse nuk arrijnë të bëjnë marrëveshje”.

Nëse bëhet marrëveshja VV-LDK duke respektuar rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit, Mustafa kishte deklaruar se VV-ja duhej që ta respektonte rezultatin zgjedhor të LDK-së, e ku me automatizën pozita e të parit të Kuvendit i shkonte kësaj partie.

Ditët e fundit është raportuar se VV-ja nuk po pajtohet që t’i kthejë pozitën e të parit të Kuvendit LDK-së, ashtu siç ishin marrë vesh më herët. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK