Connect with us

Kosovë

Vjosa Osmani: Oferta e Kurtit përpjekje serioze

Publikuar

më

Zhvillimet e 26 dhjetorit kanë bërë që negociatat gati 3 mujore LDK-VV të kthehen në pikën zero. Kjo ka shtyrë dy partitë që t’i bëjnë oferta të reja njëra-tjetrës. Një ofertë e re kishte mbërritur nga selia e LDK’së në zyrat e partisë së Kurtit, ndërkohë këta të fundit pa iu treguar nëse e kanë pranuar ose jo, ua kanë kthyer një ofertë tjetër të re.

Agim Veliu një ofertë të tillë e ka cilësuar si joserioze, por Vjosa Osmani thotë se çfarëdo lëvizje që kë për qëllim afrimin e qëndrimeve duhet të vlerësohet si përpjekje serioze, dhe thotë se për të vendosin përfundimisht organet e LDK’së.

Kështu ka thënë Osmani në një përgjigje për Gazetën Express, teksa nuk ka pranuar të ndajë detaje nga ofertat e fundit e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nuk mund ta komentoj ofertën dhe detajet e saj sepse ashtu jemi dakorduar në takimet tona të fundit. Por, në parim, çdo përpjekje që qon drejt përafrimit të qëndrimeve, duhet të vlerësohet si përpjekje serioze. Të gjitha propozimet, idetë e vlerësimet që kanë për qëllim arritjen e marrëveshjes e jo dështimin e saj, duhet të trajtohen me kujdes. Këshilli i përgjithshëm i LDK’së dhe deputetët e LDK’së të cilët kanë mandatin qytetar, janë ata që vendosin përfundimisht”, ka thënë Osmani.

Osmani gjithashtu ka shigjetuar ata të cilët po bëjnë përpjekje për të mos u arritur një marrëveshje mes LDK’së dhe VV’së, duke ua përmendur gjysmë milioni qytetar që janë mbrapa dy partive.

Këtë paralajmërim nënkryetarja e LDK’së e ka dhënë edhe për njerëzit brenda Kosovës por edhe për ata jashtë.

“Të gjithë zërat, andej e këndej kufirit, që po bëjnë përpjekjet e tyre të fundit për ta parandaluar ndryshimit e për të rrënuar shpresën le ta dinë qartë se ne që bartim peshën e ndryshimit në Kosovë, i kemi edhe gati gjysmë milion qytetar prapa. Qytetarët e bënë ndryshimin me votën e tyre dhe nuk duhet të lejojmë që askush ta ndalë atë”, ka përfunduar Osmani.

Një koalicion mes dy partive tashmë po e kërkojnë edhe miqtë ndërkombëtar. Vetëm gjatë ditës së djeshme në zyrat e LDK’së ka qëndruar ambasadori amerikan, Philip Kosnett, dhe gjithashtu ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker.

Walker ka takuar sot edhe kreun e VV’së, Albin Kurtin, të cilit ia ka dhënë një mesazh shumë të qartë, që të nguten dhe ta krijojnë qeverinë sa më shpejtë.

Ndërkohë zëra kundër marrëveshjes LDK-VV kanë ardhur nga Shqipëria. Anëtari i Kryesisë së VV’së, Elvis Hoxha, ka thënë se Isa Mustafa po kërkon koalicion me PDK’në. Deklarata të tilla të Hoxhajt vijnë në momente vendimtare, kur dy partitë po e ofertojnë njëra tjetrën me qëllim të arritjes së koalicionit.

Shqipëri6 minutes ago

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

Lajme1 hour ago

“Marrja e Zotit”, Osmani e ashpër ndaj të gjeturave të Auditorit të Përgjithshëm për nivelin lokal dhe atë qendror

Maqedoni2 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Shqipëri3 hours ago

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Lajme3 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Lajme4 hours ago

M’ke thonë ka me t’bo masazh’” – ish profesori i UP-së, Xhevat Krasniqi del nesër për herë të parë para gjykatës

Lajme4 hours ago

Valmir Aziri godet BDI-në: Po merremi me statuse, ndërsa VLEN po punon në terren!

Lajme4 hours ago

Kasami: Kemi komunikim të shkëlqyer me Izet Mexhitin, debatet brenda VLEN-it janë për përfaqësim dinjitoz

Lajme4 hours ago

Kasami për Badenterin: Levica bashkon votat me BDI-në kundër ligjeve në interes për shqiptarët

Maqedoni4 hours ago

Taravari godet VLEN-in për Alta Bankën: “Ishit në Qeveri kur hyri banka, tani bëni sikur nuk mbani mend!”

Lajme4 hours ago

Dauti: BDI-ja dhe Musa Xhaferi bllokoi miratimin e marrëveshjes për “One Stop Shop” me Shqipërinë

Lajme4 hours ago

Dauti: Bashkëshortja e Taravarit shkeli procedurat ligjore gjatë punësimit

NA NDIQ NË FACEBOOK