Lajme
Vjen lajmi i mirë: Nesër hapet pika e re kufitare në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Nesër do të hapet pika e re kufitare në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Lajmi për hapjen e tij është njoftuar nga Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani.
“Pas nënshkrimit të kontratës për autostradën Shkup- Bllacë, ratifikimit të marrëveshjes për Kufirin Llojan- Miratoc, NESËR lëshojmë në përdorim edhe një arterie komunikimi me Kosovën , pikën kufitare Belanoc – Stancic”, ka shkruar Osmani në llogarinë Facebook.
















