Connect with us

Lajme

Viti i Ri në Tiranë, spektakël fishekzjarresh dhe festë

Publikuar

Ashtu si edhe çdo vit, qindra qytetarë të Tiranës u mblodhën në sheshin “Skënderbej” për të ndjekur spektaklin e fishekzjarreve në natën e ndërrimit të viteve.

Edhe pse temperaturat ishin të ulëta, të rinj dhe familjarë nuk munguan në takimin me Vitin e Ri 2020 në rrugët e kryeqytetit shqiptar.

Si çdo vit nuk mungoi mesazhi i kryebashkiakut Erion Veliaj, por edhe koncerti festiv me yjet shqiptarë të muzikës.

Ndryshe nga vitet e tjera, Veliaj ia kushtoi fjalën e tij të prekurve nga tërmeti dhe solidaritetit të treguar mes shqiptarëve.

Edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë mbizotëronte atmosfera festive për një natë të veçantë, siç është ajo e ndërrimit të viteve.

Një pjesë e tyre më pas janë drejtuar tek të afërm, apo në disa prej lokaleve të kryeqytetit ku festa vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit./ A2 CNN

NA NDIQ NË FACEBOOK