Connect with us

Lajme

“Viti i ri ka nisur me trazira për botën”, Shefi i OKB-së: Ndaloni përshkallëzimin

Publikuar

Nga Mira Bregu, OKB, Gjenevë

Sot në mesditë në New-York, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres gjatë deklaratës së tij për shtypin shprehu indinjatën e tij për përshkallezimin e konflikteve duke bërë thirrje “Ndaloni përshkallëzimin. Rinisni dialogun !

Në deklaratën e tij, ai theksoi se Viti i ri ka nisur me trazira për botën.

” Viti i Ri ka filluar në botën tonë me trazira. Ne po jetojmë në kohë të rrezikshme. Tensionet gjeopolitike në këtë shekull janë në nivelin e tyre më të lartë. Dhe kjo trazirë po përshkallëzohet. Madje mos-përhapja nukleare nuk mund të merret më si e mirëqenë. Kjo tufë tensionesh po bën gjithnjë e më shumë që vendet të marrin vendime të paparashikuara me pasoja të paparashikueshme dhe me një rrezik të thellë të keq-llogaritjes. Në të njëjtën kohë, ne shohim tregti dhe konflikte teknologjike që thyejnë tregjet botërore, minojnë rritjen dhe zgjerojnë pabarazitë. Dhe ndërkohë, planeti ynë është në zjarr. Kriza e klimës acarohet. Në shumë vende të botës, ne shohim shumë njerëz të irrituar dhe të zemëruar. Ne shohim trazira sociale në rritje dhe ekstremizëm, nacionalizëm dhe radikalizëm në rritje, me një përparim të rrezikshëm të terrorizmit, veçanërisht në Afrikë.

Kjo situatë nuk mund të vazhdojë. Unë e kam ndjekur rritjen e tensioneve të fundit globale me shqetësim të madh. Dhe jam në kontakte të vazhdueshme me zyrtarë kryesorë në të gjithë botën.

Mesazhi im është i thjeshtë dhe i qartë : Ndaloni përshkallëzimin. Vetëpërmbahuni në maksimum. Ri-filloni dialogun. Rinovoni bashkëpunimin ndërkombëtar.”

Në fund të deklaratës së tij, Sekretari i Përgjithshëm theksoi : ‘ Le të mos harrojmë vuajtjet e tmerrshme njerëzore të shkaktuara nga lufta. Si gjithmonë, njerëzit e zakonshëm paguajnë çmimin më të lartë. Është detyra jonë e përbashkët ta shmangim atë.”

Shqipëri39 seconds ago

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

Lajme1 hour ago

Gruda: Aktgjykimi i Kushtetueses e shkatërroi planin e LVV-së për të shkuar në zgjedhje në dhjetor

Shqipëri3 hours ago

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

Lajme4 hours ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni5 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri6 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme7 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni7 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri8 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme8 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë8 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme8 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

NA NDIQ NË FACEBOOK