Shëndetësi
Virusi i Kinës përhapet para shfaqjes së simptomave

Koronavirusi i ri që është përhapur në më shumë se 2,000 njerëz është infektiv në periudhën e tij të inkubacionit – para shfaqjes së simptomave – duke e bërë atë më të vështirë për të mos u përhapur, thonë zyrtarët kinezë.
56 persona kanë vdekur nga ky virus deri më tani.
Ministri i Shëndetësisë në Kinë, Ma Xiaowei, u tha gazetarëve se aftësia e përhapjes së virusit duket se po forcohet.
Ai tha se infeksionet ishin në një “fazë të rëndësishme të kontrollit”.
Disa qytete kineze kanë vendosur kufizime të konsiderueshme të udhëtimit. Wuhan në Hubei, burimi i shpërthimit të virusit, është në bllokim efektiv.
Zyrtarët njoftuan se shitja e të gjithëa produkteve që vijnë nga kafshët në Kinë do të ndalohej nga e diela. Virusi mendohet se ka origjinën tek kafshët, por asnjë shkak nuk është identifikuar zyrtarisht.
Tek njerëzit, periudha e inkubacionit – gjatë së cilës një person ka sëmundje, por ende nuk ka simptoma – varion nga një deri në 14 ditë. Pa simptoma, një person mund të mos ketë njohuri se e ka infeksionin, por prapë të jetë në gjendje ta përhapë atë.





















