Connect with us

Sport

VIDEO/ Gafa e rëndë, portieri Ospina i dhuron Lacios fitoren e 10-të radhazi në Serinë A

Publikuar

Lacio triumfoi me rezultatin 1-0 ndaj Napolit, duke siguruar fitoren e 10-të radhazi në Serinë A. Një gafë e portierit Ospina në minutën e 82-të, i dhuroi 3 pikë të arta skuadrës kryeqytetase.

Gardiani kolumbian e teproi me mbajtjen e topit, ndërkohë që bomberi Imobile përfitoi nga situata, duke rrëmbyer sferën dhe duke gjetur rrugën e rrjetës.

Me këtë triumf të kaltërit u ngjitën në kuotën e 42 pikëve në 18 ndeshje, 3 më pak se Interi dhe Juventusi. Për sa i përket Napolit, skuadra e Gatuzos është duke kaluar një moment negativ, ku në 5 ndeshjet e fundit ka siguruar vetëm 1 fitore.

Vlen për t’u theksuar se në sfidën e sotme u aktivizuar titullarë 2 futbollistët e Kombëtares, Elseid Hysaj dhe Thomas Strakosha të cilët bënë paraqitje tepër pozitive në fushë!/Panoramasport/

Goli i Lacios on Vidnews.

NA NDIQ NË FACEBOOK