Connect with us

Ndryshe

Vetëvrasja e dyfishtë e binjakëve aktorë: Njërit i ra kanceri, tjetri s’donte të jetonte pa të

Published

on

Diagnostikimi me kancer për njërin prej yjeve të një “reality show” mund të ketë qenë arsyeja se pse vëllai tjetër binjak i mori vetes jetën pasi që nuk donte të jetonte pa të, kanë thënë familjarët.

Vëllezërit binjakë që ishin pjesë e një “reality show” në Britani kanë vdekur vikendin e kaluar në një vetëvrasje të dyfishtë ndërkohë që arsyeja del të ketë qenë vërtetë e tmerrshme.

Billy dhe Joe Smith, të dy 32 vjeçarë, kishin vuajtur nga depresioni dhe avokuesit britanikë të komunitetit roma kanë thënë se vdekjet e tyre duhet të shërbejnë si alarm zgjimi për sfidat e shëndetit mendor me të cilat përballen komunitetet e margjinalizuara, shkruan The Daily Beast, përkthen Periskopi.

Phoebe Charleen Smith, një kushërirë e binjakëve i tha The Telegraphit se “Joey kishte kancer ndërsa Billy i kishte thënë se “kurrë nuk do të mund të jetonte pa të.”

“Ata u zhdukën, dhe telefoni i Joeyit ishte i ndalur. Më pas e gjetëm një shënim. Aty shkruhej se kështu kishte qenë vullneti i tyre, dhe se do t’i gjenim në pyll ku kishin luajtur me familjen vite më parë.”

Partnerja e Billyt, Kristina Delaney e përshkroi atë si “perfekt, të pastër dhe të dashur” në një përkujtim në rrjetet sociale.”

Vetëm dy javë para vdekjes së tyre, vëllezërit ishin filmuar duke kënduar e vallëzuar me këngën e Mariah Careyt “All I Want for Christmas is You” [Krejt çka dua për Kërshëndella je ti” në një dasmë familjare. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK