Kosovë
Veseli: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha, dëshmi e sakrificës për liri

Kryetari i PDK-së, ka bërë homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit, duke kujtuar 23 vjetorin e rënies së tij bashkë me Hakif Zejnullahun e Edmond Hoxha.
Veseli shkruan:
Themelet e shtetit tonë mbajnë shumë emra. Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha janë sot dëshmi dhe dëshmorë, të lirisë sonë për të cilën flijuan edhe jetën. Lavdi e përjetshme gjithë heronjve të kombit.






















