Connect with us

Lajme

Veprim gjigant nga Franca: Reformat e reja ndalojnë vrasjen e pulave meshkuj

Publikuar

Franca është zotuar që të shpall të paligjshme praktikën e vrasjes së zogjve të padëshirueshëm meshkuj deri në fund të vitit 2021, si pjesë të reformave për mirëqenien e kafshëve.

Rreth 7 miliardë zogj meshkuj – që nuk dëshirohen për ushqim apo për vezë – vriten anë e mbanë botës për çdo vit, zakonisht nëpër makineri apo edhe me gaz.

Qeveria ka thënë se metodat e reja e bënin të mundur që të testohej seksi që nga embrioni i vezëve, dmth para se ato të lindeshin.

Por disa aktivistë të të drejtave të kafshëve thanë se reformat nuk shkojnë aq larg sa duhet, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Ministri francez i Agrikulturës, Didier Guillaume, njoftoi reformat në një konferencë shtypi në Paris të martën.

“Që nga fundi i vitit 2021, asgjë nuk do të jetë si më parë,” tha ai.

Z.Guillaume tha se shpreson që një metodë e re do të zhvillohet shpejt dhe e cila do të mundësojë përcaktimin e seksit të zogut para se ai të lindej.

Hulumtuesit kanë qenë duke punuar për këtë çështje me vite të tëra.

Zogjtë meshkuj shihen në industrinë e mishit si komercialisht të papërdorshëm, sepse rriten më ngadalë se pulat dhe shihen si të papërshtatshme për prodhimin e mishit./Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK