Kulturë
Vdes aktori i mirënjohur Xhevdet Ferri (VIDEO)

Aktori i njohur i Shqipërisë, Xhevdet Ferri, sot ka ndërruar jetë, transmeton Klan Kosova.
Karrierën e tij e filloi kur ishte student, për publikun shqiptarë ai njihet më së shumti për rolet e tij në filmat “Përrallë nga e kaluara”, “Treni niset në shtatë pa pesë”, “Hije që mbeten pas”, “Dasma e Sakos”, dhe shumë të tjerë.
Ferri nga viti 1995 deri në 1999 ai ka mbajtur postin e drejtorit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Rikthehet në këtë detyrë në vitin 2006. Në vitet 1999-2001, ai drejtoi Teatrin Kombëtar.
Xhevdet Ferri, lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960. Pas vdekjes së tij reaguan liderët e Shqipërisë, presidenti i atjeshëm, Ilir Meta, tha se me hidhërim të thellë e ka marrë lajmin e vdekjes së aktorit.
“Si për të gjithë artdashësit dhe simpatizantët e Tij të shumtë, kjo humbje e parakohshme dhe e pazëvendësueshme më ka prekur thellë”, ka shkruar Meta.
Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në rrjetin social Facebook u shpreh “Lamtumirë Xhodë. S’kam fjalë”.